Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot do të takohet me ministrin gjerman për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare të Vestfalisë – Rajna Veriore dr. Stefan Holthof Pfortner.
“Në takimin, që do të mbahet në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të këmbehen mendime për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të analizohen mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me këtë krahinë të Republikës së Gjermanisë”, kumtuan nga MPJ.