Azpilicueta ka shënuar më shumë gola në Champions këtë sezon sesa Ronaldo - Gazeta Express
string(73) "azpilicueta-ka-shenuar-me-shume-gola-ne-champions-kete-sezon-sesa-ronaldo"

Azpilicueta ka shënuar më shumë gola në Champions këtë sezon sesa Ronaldo

Gazeta Express

11/12/2019 11:28

Cristiano Ronaldo mund të jetë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në historinë e Ligës së Kampionëve, mirëpo, këtë sezon, pesë-herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar më pak gola në këtë turne sesa kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta.

Cesar Azpilicueta ishte njëri ndër golashënuesit në fitoren me rezultat 2:1 të Chelseat kundër Lille në Stamford Bridge, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke i arritur kështu dy gola në Evropë deri më tani këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo statistikë e mbrojtësit spanjoll, para ndeshjet së Juventusit kundër Bayer Leverkusenit sonte, bën që ai të jetë para Ronaldos në listën e golashënuesve më të mirë këtë sezon, përkundër që luan në mbrojtje dhe i ka pasur 22 tentime më pak sesa portugezi.

Ronaldo i ka shënuar 127 gola në karrierën e tij në ndeshjet e garës më prestigjioze të Evropës, mirëpo ka arritur të shënojë vetëm një herë këtë sezon – kundër Leverkusenit në tetor.

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit mban aq shumë rekorde në Ligën e Kampionëve, saqë ka arritur në pikën ku Ronaldo ka sugjeruar që Liga e Kampionëve ta ndërrojë emrin në CR7 Champions League.

Megjithatë, portugezi s’ka pasur shumë fat para portës kundërshtarë këtë sezon dhe mediat botërore kanë raportuar se Ronaldo është penduar që vendosi të kalojë në Juventus për 99 milionë funte verën e vitit 2018.

Sipas ABC dhe The Mirror, Ronaldo u ka thënë ish-bashkëlojtarëve të tij se ai do të kishte fituar Top të Artë në dy vjetët e fundit nëse do të kishte qëndruar në kryeqytetin spanjoll. /Gazeta Express/