Albatrit Muqiqi pa shtëpi, jeton me qira - Gazeta Express
string(39) "albatrit-muqiqi-pa-shtepi-jeton-me-qira"

Albatrit Muqiqi pa shtëpi, jeton me qira

Gazeta Express

10/12/2019 23:29

Albatrit Muqiqi është treguar i sinqertë.

Albatrit Muqiqi është një prej këngëtarëve meshkuj më të dashur të estradës.

Lexo Edhe:

Ai së fundmi publikoi këngën “Fotografia”, e cila u prit mirë nga fansat, teksa po bëhet gati për valën e mbrëmjeve muzikore për fundvit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Prive”, Albatriti ka folur gjerë e gjatë rreth më të rejave në jetën e tij profesionale dhe personale.

View this post on Instagram

#happyfamily ❤️❤️ #Amelia

A post shared by A L B A T R I T M U Q I Q I (@albatritmuqiqi) on

Ndër të tjerash, ai u pyet për vendbanimin e tij, ku nuk hezitoi të tregojë se si djalë i vetëm i shtëpisë, vazhdon të jetojë me prindërit ani pse tashmë ka krijuar familjen e tij.

I njëjti po ashtu gjatë intervistës tha se dëshiron të tregohet i sinqertë duke cituar faktin se ende nuk e kanë blerë shtëpinë e re pas shpërnguljes në lagjen tjetër.

Familja e tij u shpërngul nga lagja “Emshir” në Prishtinë për në lagjen “Marigona”, teksa këngëtari bëri me dije se në këtë të fundit familja e tij banojnë ende me qira.

Ai u shpreh i kënaqur për arsyen që tashmë gjendet në periferi të qytetit, duke thënë se i përshtatet profesionit dhe nevojave të familjes lagjja ku ata tashmë jetojnë.