Personat që merren me sport e kanë këtë pjesë të trurit më të zhvilluar - Gazeta Express
string(71) "personat-qe-merren-me-sport-e-kane-kete-pjese-te-trurit-me-te-zhvilluar"

Personat që merren me sport e kanë këtë pjesë të trurit më të zhvilluar

Gazeta Express

10/12/2019 12:55

Sipas një studimi të bërë nga biologia Nina Kraus dhe ekipi i saj, është vërtetuar se personat që bëjnë sport kanë trurin dhe shqisën e dëgjimit më të zhvilluar, shkruan CNN, transmeton Express.

Në një studim të publikuar të hënën në revistën “Sports Health”, Kraus dhe ekipi i saj kanë zbuluar që atletët, kishin më pak statikë në trurin e tyre, në krahasim me ata që nuk bëjnë asnjë sport.

Lexo Edhe:

“Në studimin tonë, është vërejtur se në krahasim me personat që nuk bëjnë sport, atletët kishin aftësi të procesonin tingujt shumë më mirë, dhe në përgjithësi valët e trurit të tyre ishin më të zhvilluara”, tha Kraus.

“Sporti nuk është vetëm një ushtrim fizik, por edhe mental”, shtoi ajo.

Në eksperimentin e bërë, ekipi i shkencëtareve,  kishin vendosur elektroda në kokën e pjesëmarrësve, dhe kishin vendosur tinguj të ndryshëm.  Aty është vërejtur se atletët kishin pësuar elektricitet dhe valë më të theksuara në trurin e tyre, në momentin e stimulimit me tinguj.

Nina Klaus dhe ekipi i saj kanë shpresë se studimi i fundit do të rezultojë në teknika të reja, të cilat mund të përdoren për krijimin e trajtimeve të reja për personat me probleme me të dëgjuarit. /Express