PSG është i vetëdijshëm, Neymar mesiguri po luan sezonin e fundit në Francë
Neymar Junior me shumë mundësi do të largohet nga ‘Parc des Princes’ në verën e vitit 2020, pas gjithçkaje që ndodhi në vitin që po lëmë pas, 2019.
Sido që të jetë, PSG tashmë ka nisur të mendojë për jetën pas Neymar.
Kampioni i Francës është hedhur në sulm për Sadio Mane.
Në Paris mendojnë se sulmuesi i Liverpoolit është ideali për të marrë numrin 10 dhe për të zënë vendin e Neymar, ky i fundit mund të kthehet në Bracelonë, raporton France Football.
Mane është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016.
Ai ka bërë 144 paraqitje, ka shënuar 72 gola dhe ka fituar trofeun më të rëndësishëm për klube, Ligen e Kampionëve. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...