Anthony Joshua gëzoi hakmarrje, u shpall kampione bote për herë të dytë dhe fitoi gati pesëfish më shumë të holla, pasi e rrahu Andy Ruizin në rimeçin e së shtunës në Arabinë Saudite.
Joshua e mposhti bindshëm me poenta pas 12 rundeve Ruizin, plot gjashtë muaj pasi ky i fundit e tronditi botën e boksit duke e mundur britanikun me nokaut në Nju Jork, raporton Gazeta Express.
Anthony Joshua thuhet t’i ketë fituar mbi 50 milionë funte, pasi i riktheu në pronësi titujt WBO, WBA dhe IBF, ndërsa Ruiz vetëm 10 milionë funte.
Gjyqtarët votuan unanimisht për Joshuan, i cili tani është dy herë kampion bote në kategorinë e rëndë.
Britaniku 30 vjeç pritet të marrë pushim tani, para se të rikthehet për t’i mbrojtur titujt.