Vetëvendosje deklarohet për takimin mes Sveçlës dhe Gjuriqit - Gazeta Express
string(62) "vetevendosje-deklarohet-per-takimin-mes-svecles-dhe-gjuriqit-4"

Vetëvendosje deklarohet për takimin mes Sveçlës dhe Gjuriqit

Gazeta Express

07/12/2019 21:06

Zyra për media nga Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar lidhur me fotografinë që u publikua pak më parë nga Gazeta Express ku shihet anëtari i VV’së, Xhelal Sveçla duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Vetëvendosje ka thënë për Gazetën Express se ky nuk është takim i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje për Gazetën Express.

Tutje, Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim ka edhe zyrtarë të tjerë nga partitë e tjera nga Kosova dhe nuk është takim i përveçëm.

“Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë zyra për media Vetëvendosjes./GazetaExpress/