Agjërimi për 14 orë në ditë, dhe konsumimi i ushqimeve për 10 orë te tjera, mund ta zvogëloj rrezikun e diabetit dhe disa çrregullimeve të tjera, shkruan Dailymail, transmeton Express.
Studimi i ri, i bërë nga një grup hulumtuesish të Universitetit të Kalifornisë, në San Diego, ka gjetur se agjërimi për 14 orë dhe ngrënia për 10 orët e mbetura, është një mënyrë shumë e mirë për kontrollimin e kolesterinës si dhe për humbjen e peshës.
Në më pak se tre jave, pjesëmarrësit e studimit, të cilët ishin obezë, pasi kanë praktikuar këtë metodë, kishin vërejtur përmirësime në masën e trupit të tyre, në nivelin e yndyrës dhe sheqerit në gjak si dhe përmirësime në shtypjen e gjakut.
Sipas “American Heart Association” përafërsisht 47 milion njerëz në ShBA vuajnë nga sindromat metabolike, duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e tjera të lidhura me funksionimin jonormal të metabolizmit.
Sipas shkencëtarëve, gjetja e një mënyrë sa më natyrale në mposhtjen e këtyre simptomave dhe sëmundjeve është shumë e nevojshme, pasiqë përdorimi i insulinës dhe barnave të tjera kanë efekte të dëmshme anësore. /Express