Mbërrin letër-porosia nga Italia për Valdrin Pjetrin, i dënuar për drogë, nuk bëri burg pasi u dëbua nga vendi - Gazeta Express
string(108) "mberrin-leter-porosia-nga-italia-per-valdrin-pjetrin-i-denuar-per-droge-nuk-beri-burg-pasi-u-debua-nga-vendi"

Mbërrin letër-porosia nga Italia për Valdrin Pjetrin, i dënuar për drogë, nuk bëri burg pasi u dëbua nga vendi

Gazeta Express

06/12/2019 12:46

Në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur letër-porosia, nga Italia për kandidatin e dorëhequr të Edi Ramës në bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Ky i fundit u denoncua publikisht nga PD se ishte i dënuar për drogë dhe vjedhje në Itali.

Lexo Edhe:

Letër-porosia e cila mësohet se ka mbërritur në 28 nëntor, konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike, ku theksohet se Pjetri është proceduar penalisht për trafikim të lëndëve narkotike, raporton syri.

Sipas letër-porosisë, pas dënimit në vitin 2003, drejtësia italiane kishte rënë dakord që Pjetri të mos bënte burg, por të largohej nga Italia e të mos kthehej më.

Pas konfirmimit të akuzave, pritet që Valdrin Pjetri të thirret si i pandehur nga Prokuroria për ‘falsifikim formulari’, për dekriminalizimin.

Kujtojmë se Partia Demokratike publikoi dokumente, të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.