Arsenali nuk del nga kriza.
Në xhiron e 15 në Premierligë, ‘Topçinjtë’ janë mposhtur 1-2 në shtëpi nga Brighton & Hove Albion.
Vendasit e nisën keq takimin dhe u shokuan në minutën e 36-të. Adam Webster realizoi për 0-1, për t’ua vështirësuar gjërat ekipit në krizë të Freddie Ljungberg.
Por, në pjesën e dytë sulmuesi, Alexandre Lacazette, realizoi për 1-1 në minutën e 50-të, për t’i dhënë shpresa të tijve që më pas gjetën edhe një gol, por iu anulua nga VAR-i.
Kështu, pas disa tentimeve të pasuksesshme, në minutën e 80-të, realizoi për 1-2 Neal Maupay për ta mposhtur Arsenalin.
Pas kësaj humbje, Arsenal bie në pozitën e 10 me 19 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/