Zv. Ministri Dugolli shkon në RTK me kërkesa për disa tema "sensibilizuese", Gërvalla shpreh gatishmëri për t'i trajtuar - Gazeta Express
string(116) "zv1-ministri-dugolli-shkon-ne-rtk-me-kerkesa-per-disa-tema-sensibilizuese-gervalla-shpreh-gatishmeri-per-ti-trajtuar"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 15:37

Zv. Ministri Dugolli shkon në RTK me kërkesa për disa tema “sensibilizuese”, Gërvalla shpreh gatishmëri për t’i trajtuar

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 15:37

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka vizituar Radio Televizionin e Kosovës, ku u prit nga u.d. Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, dhe u.d. kryeredaktorja e këtij televizioni, Venera Xhoxhaj-Adili.

Në komunikatë thuhet se gjatë takimit është theksuar rëndësia që RTK të mbeshtë fushatat si: siguria në trafik, parandalimi i keqpërdorimit të armëve të zjarrit, parandalimi i përdorimit të drogave, si dhe luftimi i trafikimit me qenie njerëzore.

‘’ Në këtë takim u diskutua për rolin e rëndësishëm që ka RTK-ja, sidomos në mbështetjen e institucioneve të Kosovës për përcjelljen e mesazheve sensibilizuese dhe vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht gjatë këtij sezoni, për parandalimin e zjarreve’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli, në kuadër të vizitave në institucionet e Republikës së Kosovës, sot vizitoi Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ku u prit nga u.d. Drejtori i Televizionit të Kosovës, z. Rilind Gërvalla, dhe u.d. kryeredaktorja e këtij televizioni, znj. Venera Xhoxhaj-Adili.

 Në këtë takim u diskutua për rolin e rëndësishëm që ka RTK-ja, sidomos në mbështetjen e institucioneve të Kosovës për përcjelljen e mesazheve sensibilizuese dhe vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht gjatë këtij sezoni, për parandalimin e zjarreve.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë që edhe në të ardhmen të ketë një angazhim edhe më të madh të RTK-së në mbështetjen e fushatave të rëndësishme, si: siguria në trafik, parandalimi i keqpërdorimit të armëve të zjarrit, parandalimi i përdorimit të drogave, si dhe luftimi i trafikimit me qenie njerëzore.

Drejtuesit e RTK-së u shprehën të gatshëm që këto tema me interes publik t’i trajtojnë përmes skemave programore dhe emisioneve tematike. Në këtë kuadër, Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me RTK-në, do të përgatisë përmbajtje sensibilizuese me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive negative.

Zëvendësministri Dugolli falënderoi zëvendësdrejtorin Gërvalla, u.d. kryeredaktoren, si dhe stafin e RTK-së për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve me interes publik, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka RTK-ja në informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për çështje me rëndësi për sigurinë dhe interesin e përgjithshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement