Derbi i Milanos mbyllet pa fitues, Milani barazon ndaj Interit në fund - Gazeta Express
string(69) "derbi-i-milanos-mbyllet-pa-fitues-milani-barazon-ndaj-interit-ne-fund"

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 15:46

Derbi i Milanos mbyllet pa fitues, Milani barazon ndaj Interit në fund

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 15:46

Milani dhe Interi kanë barazuar 1-1 në derbin miqësor të zhvilluar në “Optus Stadium” të Perthit, Australi, në një ndeshje që u karakterizua nga ritëm i mirë, raste të shumta dhe emocione deri në fund.

Takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të legjendës Franco Baresi, ndërsa lojtarët e Milanit zbritën në fushë me shirita të zinj në krah.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me Milanin që u shfaq më kërkues në fazën sulmuese, por pa arritur të konkretizonte rastet e krijuara.

Interi u rrit gradualisht dhe e mbylli pjesën e parë duke lënë përshtypje të mira.

Zikaltrit kaluan në avantazh në minutën e 53-të.

Pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Nicolo Barella, Federico Dimarco përfitoi nga asistimi i mesfushorit italian dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-1.

Pas golit të pësuar, Milani reagoi duke i bërë disa zëvendësime dhe e rriti presionin në kërkim të barazimit.

Shpërblimi erdhi në minutën e 84-t, kur Christopher Nkunku fitoi një penallti dhe më pas e shndërroi vetë në gol, duke e vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Në fund, asnjëra skuadër nuk arriti ta gjente golin e fitores dhe derbi i parë i sezonit mes dy rivalëve të qytetit u mbyll në barazim. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement