Del traileri i parë i serisë së radhës për James Bond - Gazeta Express
string(55) "del-traileri-i-pare-i-serise-se-radhes-per-james-bond-1"

Del traileri i parë i serisë së radhës për James Bond

Gazeta Express

04/12/2019 19:15

No Time To Die tashmë ka trailerin e parë online. James Bond edhe në këtë seri pritet që të kthehet me një stil eksplosiv me përballje diorekte me Safinin 

No Time to Die, quhet seria e re e James Bond, agjenti britanik të MI6, 007 i cili do të jepet premier më 2 prill të vitit të ardhshëm.

Lexo Edhe:

Pamjet e para të këtij filmi, nga i cili ka pritje të mëdha, i punuar me regji të Cary Joji Fukunaga që është bashkëskenarisit me skenaristen Phoebe Waller-Bridge, rikthen aktorin Daniel Craig në rolin kryesor.

Ai pritet të përballet me Nomi, që luhet nga Lashana Lynch, për të cilët ka thashetheme të mëdha që ajo do të jetë femra e parë agjente 007.

Me paraqitjen e Lashanas, pozita e Phohebes si skenariste, në thelb vetëm ka treguar esencën e feminizmit në filmin e ri-e cila gjë është duartrokitur nga fansat.

Trileri zgjat 2 minuta e 35 sekonda dhe vjen pas një tizeri i shkurt të hënën dhe një seri posteresh të karaktereve të martën.

Filmi do të del në prill të vitit të ardhshëm, edhe pse tashmë është shtyre për disa muaj për shkak të largimit nga regjia të regjisorit, Danny Boyle. /GazetaExpress/