Sonda indiane gjendet e shkatërruar në sipërfaqen e Hënës - Gazeta Express
string(57) "sonda-indiane-gjendet-e-shkaterruar-ne-siperfaqen-e-henes"

Gazeta Express

03/12/2019 8:15

Sonda indiane gjendet e shkatërruar në sipërfaqen e Hënës

Gazeta Express

03/12/2019 8:15

Një satelit i NASA-s që ishte duke bërë orbitë rreth Hënës e ka gjetur sondën indiane “Vikram”, e cila ishte aksidentuar në sipërfaqen e Hënës në shtator, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës të hënën.

NASA e publikoi një fotografi nga sateliti vrojtues i Hënës ku shiheshin shenjat që kishte lënë përplasja e sondës indiane në Hënë. Pjesët e saj ishin shpërndarë në disa lokacione dhe në një perimetër prej disa kilometrash.

Kjo sondë ishte nisur nga Toka në korrik dhe ishte pjesë e synimeve të Indisë për t’u bërë shteti i katërt në botë pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës që bën ulje të suksesshme në sipërfaqen e Hënës dhe shteti i parë që bën ulje të suksesshme në polin jugor të saj.

Anija kozmike që ishte duke e bartur këtë sondë, e kishte lëshuar sondën drejt sipërfaqes së Hënës dhe pritej që misioni të përfundonte për pesë ditë, por kontakti me të u humb kur ajo ishte vetëm 2 kilometra mbi sipërfaqen e Hënës.

Disa ditë pas lëshimit të dështuar, Organizata Indiane për Kërkime në Hapësirë tha se e ka lokalizuar sondën, por nuk ka arritur të vë kontakte me të, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement