Vazhdon dhuna në Meksikë, shikoni se si karteli i drogës futet në spital dhe rrëmben pacientin - Gazeta Express
string(93) "vazhdon-dhuna-ne-meksike-shikoni-se-si-karteli-i-droges-futet-ne-spital-dhe-rremben-pacientin"

Gazeta Express

02/12/2019 20:34

Vazhdon dhuna në Meksikë, shikoni se si karteli i drogës futet në spital dhe rrëmben pacientin

Gazeta Express

02/12/2019 20:34

Po vazhdon lufta e karteleve të drogës në Meksikë.

Një rast i rëndë ka ndodhur në një spital në jug të këtij vendi ku anëtarë të një karteli të drogës u futën brenda dhe rrëmbyen një pacient që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Karteli Santa Rosa de Lima u futën brenda spitalit duke mbajtur si peng rojën e sigurimit.

Ata shihen duke kërkuar shpejt nëpër dhoma deri sa e gjejnë një pacient të cilin po e kërkonin dhe e rrëmbejnë ashtu në barrelë.

Kriminelët vodhën telefonët celular të stafit për të parandaluar alarmimin e autoriteteve.

Vetëm disa orë më pas, policia e gjeti trupin e masakruar të një njeriu në një çarshaf të bardhë me një mesazh përmbi të.

Mesazhi nuk u bë publik për medie.

/Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement