Deda: Nuk është normal vazhdimi i gjenerimit të krizave politike, askush nuk ja u ka për borxh këtë fundosje të Kosovës - Gazeta Express
string(117) "deda-nuk-eshte-normal-vazhdimi-i-gjenerimit-te-krizave-politike-askush-nuk-ja-u-ka-per-borxh-kete-fundosje-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 21:42

Deda: Nuk është normal vazhdimi i gjenerimit të krizave politike, askush nuk ja u ka për borxh këtë fundosje të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 21:42

Analisti politik, Ilir Deda, vlerëson se “nuk është normal vazhdimi i gjenerimit të krizave politike”.

Deda thotë se “nëse deri nesër në mesnatë nuk konstituohet Kuvendi, atëherë TË GJITHË deputetët e zgjedhur bëjnë shkelje të rëndë kushtetuese. Por në Kosovën tonë nuk ka asnjë masë ndëshkimore për këtë sepse njerëzve normal nuk i ka shku mendja që diçka e tillë mund të ndodhë”, shprehet ai.

“Nuk ka asnjë arsye që të zvarritet konstituimi i Kuvendit, sidomos tash që NUK KEMI as u.d të presidentit”, vijon Deda.

“LVV ka mundur qe 2 muaj të mirret vesh me LDK për bashkëqeverisje dhe për presidentin e ardhshëm. Nëse ka vullnet, dëshirë dhe seriozitet mund të dakordohen edhe nesër”, shkruan tutje Deda.

“Por çështja më e rëndësishme nuk është ndarja e posteve, por cila do të jetë politika e re e qeverisë eventuale LVV-LDK”, vijon ai.

“Pa marrë parasysh a do te këtë marrëveshje apo jo, Kosova nuk mund të mbetet peng i paaftësisë të zgjidhjes të presidentit. Askush, ama bash askush nuk ja u ka për borxh këtë fundosje të Kosovës”, përfundon ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement