Lladrovci: Sabit Veseli ishte inspirim për të rinjtë atdhetarë - Gazeta Express
string(61) "lladrovci-sabit-veseli-ishte-inspirim-per-te-rinjte-atdhetare"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 21:34

Lladrovci: Sabit Veseli ishte inspirim për të rinjtë atdhetarë

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 21:34

Me rastin e 16 vjetorit të kalimit në amshim të atdhetarit Sabit Veseli, Ramiz Lladrovci ka theksuar se ai ishte inspirim për të rinjtë atdhetarë.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Një nga bijtë më të çmuar të kombit, Sabit Veseli, sot e ka përvjetorin e kalimit në amshim. Me nderim e kujtoj vendosmërinë e tij, largpamësinë dhe qartësinë për veprimet në pajtim me gjendjen ku ndodhej Kosova e okupuar gati një shekull.

Ai ishte inspirim për të rinjtë atdhetarë që nga vitet ’80 dhe me veprimtarinë e tij dëshmoi se lufta çlirimtare ishte porta nga kalonte liria jonë dhe shpirti dhe trupi i saj u bë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bashkë me aleatët historik.

Sabitin do ta kujtoj si shok e bashkëluftëtar shembullor që i mungon Kosovës, familjes dhe bashkëluftëtarëve. Lavdi jetës dhe veprës së Sabit Veselit!

Advertisement
Advertisement
Advertisement