Marubët dhe Gjon Mili bashkohen në Shkodër, një udhëtim në historinë e fotografisë - Gazeta Express
string(81) "marubet-dhe-gjon-mili-bashkohen-ne-shkoder-nje-udhetim-ne-historine-e-fotografise"

Arte

Gazeta Express

06/08/2026 21:18

Marubët dhe Gjon Mili bashkohen në Shkodër, një udhëtim në historinë e fotografisë

Arte

Gazeta Express

06/08/2026 21:18

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër sjell së bashku dy histori të rëndësishme të fotografisë shqiptare: dinastinë Marubi dhe fotografin e njohur Gjon Mili.

Ekspozita e përhershme “Dinastia Marubi” rikthen fillesat e fotografisë shqiptare në shekullin XIX, përmes një koleksioni të rrallë që dokumenton historinë, jetën dhe identitetin e vendit.

Kësaj trashëgimie i bashkohet ekspozita “Gjon Mili: Retrospektivë”, e kuruar nga Howard Greenberg, e cila sjell fotografi dhe materiale arkivore nga koleksionet e Howard Greenberg Gallery.

Përmes veprave të Milit, vizitorët mund të shohin se si fotografia kaloi nga dokumentimi i realitetit drejt eksperimentimit me dritën, kohën dhe lëvizjen.

I lindur në Korçë në vitin 1904, Gjon Mili emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923 dhe u bë një prej figurave më të veçanta të fotografisë eksperimentale.

Nga negativët prej xhami të Marubëve te eksperimentet novatore të Milit, ekspozitat në Shkodër krijojnë një urë mes traditës dhe avangardës së fotografisë./Oranews

Advertisement
Advertisement
Advertisement