Ardian Gjini i kërkon ballafaqim televiziv Albin Kurtit: Le ta zgjedh gazetarin, televizionin, le t'na dëgjojë populli - Gazeta Express
string(114) "ardian-gjini-i-kerkon-ballafaqim-televiziv-albin-kurtit-le-ta-zgjedh-gazetarin-televizionin-le-tna-degjoje-populli"

Ballina

Gazeta Express

06/08/2026 17:28

Ardian Gjini i kërkon ballafaqim televiziv Albin Kurtit: Le ta zgjedh gazetarin, televizionin, le t’na dëgjojë populli

Ballina

Gazeta Express

06/08/2026 17:28

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, është pyetur për ftesën e sotme të Kurtit për t’u takuar. Ai ka thënë se edhe më herët i ka bërë thirrje Kurtit për debat, meqë thotë s’dëshiron që të takohet në zyrë e “pastaj pas takimit Kurti të dalë e t’i gënjejë qytetarët për atë që është biseduar në takim”, shkruan Express.

Gjini i ka kërkuar ballafaqim në televizion Kurtit, për të parë e dëgjuar të gjithë qytetarët se për çfarë po flitet.

“Nashta e kisha taku Albin Kurtin, në debat e kam thirrë. Me na pa krejt populli çka po flasim jo prapa zyrës për me e bo një fotografi e me dalë me i rrejt njerëzit për çka kemi folë. Me kamera, le ta zgjedh studion, gazetarin, televizionin, orën, kur të dojë, me na dëgju populli”, ka deklaruar Gjini./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement