Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se tash e tutje, ai do i drejtohet partisë Aleanca me këtë emër, e jo si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, siç e kishte në të kaluarën.
Më tej, Kurti, drejtuar gazetarëve, ka thënë se ai ‘’shpreson’’ që kur t’i drejtohet kësaj partie me emrin Aleanca, s’do të pyetet se për çfarë aleance e ka fjalën, përcjell Gazeta Express.
‘’Do t’i them Aleanca tash e tutje, shpresoj herën e ardhshme nuk do të më pyetni çfarë aleance, sepse në fjalën aleancë e kemi vazhdimisht në fjalorin tonë politik për shkak të aleatëve tanë ndërkombëtarë, për shkak të Aleancës Veri-Atlantike e kështu me radhë. Por unë nuk besoj që Aleanca nuk është për Ardhmëri dhe nuk është për Kosovë. Por mbi të gjitha nuk mendoj që kjo është thelbësore, thelbësore është që kryetari i Aleancës, Ardian Gjini të takohet me mua’’, ka thënë Kurti.