Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, nuk e ka përjashtuar rrugën si një mjet për zgjidhjen e problemit politik nëpër të cilin po kalon Kosova.
Gjini ka thënë se nëse mohohen rrugët ligjor e kushtetuese, atëherë popullit s’i mbetet rrugë tjetër për të rregulluar vendin e vet.
“Në demokraci duhet me ekzistu rrugë me i zgjidhë problemet në mënyrë ligjore e kushtetuese. Nëse mbyllën këto rrugë, nuk i lihet popullit rrugë tjetër për ta rregulluar vendin e vet”, ka thënë Gjini.
Ai thotë se Kurti e ka zaptuar pushtetin dhe ka mbet i vetëm, me xhipat e zi dhe 12 truprojat e tij.
“Edhe deputetët e vet janë të tmerruar”, ka thënë ai.