Arrestohet një person për kanosje me armë zjarri në Brezovicë, policia jep detaje - Gazeta Express
string(80) "arrestohet-nje-person-per-kanosje-me-arme-zjarri-ne-brezovice-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 23:00

Arrestohet një person për kanosje me armë zjarri në Brezovicë, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 23:00

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje me armë zjarri në afërsi të Qendrës së Skijimit në Brezovicë.

Rasti është raportuar më 5 gusht 2026, rreth orës 16:30, në Stacionin Policor në Shtërpcë, ku sipas hetimeve fillestare, një mosmarrëveshje mes disa personave që lëviznin me kuaj në një shteg malor ka eskaluar.

Sipas Policisë, i dyshuari N.H., 65-vjeçar, dyshohet se pas një konflikti verbal ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka kanosur tre persona, duke përdorur edhe fjalë fyese.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

Me datën 05.08.2026, rreth orës 16:30, stacioni policor në Shtërpcë ka pranuar një informacion për një rast të kanosjes me armë zjarri në Brezovicë, në afërsi të qendrës së skijimit.

Sipas hetimeve fillestare, tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe kishte refuzuar ta largonte për t’u mundësuar kalimin.

Pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari, N.H. (65 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri (pistoletë) dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur njëkohësisht edhe fjalë fyese.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për hetime te mëtejme.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në trajtimin e çdo rasti që cenon sigurinë publike dhe apelon te qytetarët që çdo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në polici në numrin kujdestar 192 dhe në aplikacionin digjtal “Lajmëro policinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement