Armando Broja qëndron në Angli? Klubi i njohur e do sulmuesin shqiptar - Gazeta Express
string(69) "armando-broja-qendron-ne-angli-klubi-i-njohur-e-do-sulmuesin-shqiptar"

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 12:48

Armando Broja qëndron në Angli? Klubi i njohur e do sulmuesin shqiptar

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 12:48

West Ham ka rikthyer interesin për Armando Brojën, duke nisur bisedimet me Burnleyn për transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Sipas raportimeve nga Anglia, negociatat janë ende në fazat e para, ndërsa klubi londinez po shqyrton mundësinë e përfshirjes së mbrojtësit të ri Ollie Scarles si pjesë e marrëveshjes.

Interesimi i West Ham për Brojën nuk është i ri. Klubi anglez e ka ndjekur prej vitesh sulmuesin shqiptar dhe ka tentuar ta afrojë edhe në merkatot e mëparshme, por pa arritur një marrëveshje.

Këtë herë, situata paraqitet ndryshe, pasi West Ham do të luajë në Championship gjatë sezonit të ri, përcjell tch, duke synuar rikthimin e menjëhershëm në Premier League.

Drejtuesit e klubit e shohin Brojën si një nga lojtarët që mund të udhëheqë repartin ofensiv në objektivin për ngjitjen në elitën e futbollit anglez.

Për sulmuesin shqiptar interesohet edhe Lazio, e cila po monitoron zhvillimet dhe mund të hyjë në garë nëse negociatat mes West Ham dhe Burnley nuk avancojnë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement