Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në arrati, deklarohet policia - Gazeta Express
string(76) "theren-me-thike-dy-persona-ne-peje-te-dyshuarit-ne-arrati-deklarohet-policia"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 12:02

Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në arrati, deklarohet policia

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 12:02

Dy persona kanë mbetur të lënduar mëngjesin e sotëm, pasi që të njëjtit janë therur me thikë nga persona të tjerë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

‘’Sot rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Mbreteresha Teutë’, Policia menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, aty është kuptuar se nga persona të dyshuar janë therur me mjet të mpreht (thikë), dy persona, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarës, dhe janë në arrati, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personave të dyshuar’’, ka thënë Rugova për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement