Tashmë është zyrtare: Vozinha është një lojtar i ri i Colo Colo.
Portieri i kombëtares së Kepit të Gjelbër, i cili u bë një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës 2026, e ma nënshkruar kontratën me klubin kilian.
Gardiani 40-vjeçar mbërrin si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Chaves në Portugali, shkruan “Gazeta Express”.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera në Botëror, ku e udhëhoqi Kepin e Gjelbër drejt një ecurie historike, Vozinha e tërhoqi vëmendjen e disa klubeve, por në fund e zgjodhi Colo Colon.
Klubi kilian e zyrtarizoi transferimin pasi portieri i kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe e nënshkroi kontratën.
Sensacioni i Botërorit të fundit nënshkroi për gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.
Për Vozinhan bëhet fjalë për eksperiencën e parë në futbollin e Amerikës së Jugut, ndërsa Colo Colo e siguron një portier me përvojë të madhe dhe me personalitet.
Vozinha, emri i vërtetë i të cilit është Josimar José Évora Dias, u shndërrua në një nga figurat më të njohura të Kupës së Botës 2026 falë pritjeve të tij vendimtare dhe historisë së veçantë personale, duke fituar miliona ndjekës në rrjetet sociale.

Tashmë aventura e tij vazhdon në Kili, me fanellën e Colo Colo. /Gazeta Express