PSG-ja dhe Liverpooli i nisin bisedimet për Bradley Barcolan - Gazeta Express
string(61) "psg-ja-dhe-liverpooli-i-nisin-2bisedimet-per-bradley-barcolan"

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 19:00

PSG-ja dhe Liverpooli i nisin bisedimet për Bradley Barcolan

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 19:00

Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli kanë nisur zyrtarisht bisedimet për kushtet e transferimit të Bradley Barcolas, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Sipas raportimit, drejtuesit e Liverpoolit kanë paraqitur një ofertë fillestare që tejkalon shifrën e 100 milionë eurove, por ajo mbetet ende larg kërkesave financiare të kampionëve të Francës.

Megjithatë, diferenca mes palëve nuk i ka ndalur negociatat, pasi vetë Barcola është i interesuar të transferohet në “Anfield”.

Tre vjet pas kalimit nga Olympique Lyoni te Paris Saint-Germaini, klubi ku u formua si futbollist, 23-vjeçari duket se është gati të ndërmarrë hapin e radhës në karrierën e tij.

Edhe pse ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me PSG-në, Barcola nuk ka qenë gjithmonë një titullar i padiskutueshëm dhe shpesh është konsideruar si “lojtari i 12-të” i skuadrës.

Për këtë arsye, ai dëshiron të bëhet një figurë kyçe në projektin e një klubi tjetër të madh evropian.

Sipas raportimeve, pikërisht te Liverpooli ai beson se mund ta çojë lojën e tij në një nivel edhe më të lartë.

Sezonin e kaluar, anësori francez zhvilloi 49 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar shtatë asistime./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement