Paris Saint-Germaini po shtyn përpara negociatat me synimin që ta mbyllë sa më shpejt transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Gazetari i njohur Matteo Moretto shkroi në rrjetin social “X”: “Paris Saint-Germaini dëshiron t’i përshpejtojë negociatat për transferimin e Ferran Torres gjatë kësaj jave”.
“Klubi francez po kërkon të arrijë një marrëveshje me Barcelonën dhe beson se transferimi mund të finalizohet shpejt. Brenda klubit francez ka optimizëm se Torres do të firmosë”, shtoi ai.
Edhe vetë futbollisti ka lënë të kuptohet se një largim nuk është i pamundur.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një aktivitet promovues me “Under Armour”, sulmuesi spanjoll u pyet për të ardhmen e tij gjatë një interviste në emisionin “Today” të transmetuar nga rrjeti “NBC”.
Autori i golit që i siguroi Spanjës titullin e dytë kampion bote fillimisht ritheksoi se është i përkushtuar ndaj Barcelonës.
I pyetur për interesimin e PSG-së, ai u përgjigj: “Për momentin kam kontratë me Barcelonën”.
Megjithatë, më pas ai dha një deklaratë që ka shtuar spekulimet rreth të ardhmes së tij.
“Por, sinqerisht, në futboll askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi Ferran Torres./GazetaExpress/