Një klub evropian mund të ‘thyejë bankën’, për transferimin e Rashfordit - Gazeta Express
string(69) "nje-klub-evropian-mund-te-thyeje-banken-per-transferimin-e-rashfordit"

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 16:40

Një klub evropian mund të ‘thyejë bankën’, për transferimin e Rashfordit

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 16:40

Përfaqësuesit e Marcus Rashfordit janë kontaktuar nga një klub që është i gatshëm të “thyejë bankën” për ta transferuar sulmuesin nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të fundit.

Aktualisht, Rashfordi pritet të rikthehet në Carrington këtë muaj, teksa Manchester Unitedi nis përgatitjet për sezonin e ri të Premierligës, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Hull City më 22 gusht.

28-vjeçari ka kaluar një periudhë të pasigurt. Ai iu bashkua Barcelonës verën e kaluar në formë huazimi njëvjeçar dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke regjistruar 14 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të mira, kampionët e La Ligas vendosën të mos aktivizonin opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh (25.9 milionë funte).

Pak ditë më parë, Rashfordi publikoi një mesazh lamtumire për Barcelonën.

“Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithëve në klub që e bënë kohën time këtu kaq pozitive dhe të paharrueshme. Kam shijuar çdo moment dhe do të marr me vete shumë kujtime të veçanta”, tha ai.

Ai shtoi: “I uroj klubit dhe të gjithë tifozëve fatin më të mirë dhe shumë suksese në sezonin e ardhshëm. Visca el Barca”.

Tashmë lind pyetja: cili do të jetë hapi i radhës për reprezentuesin anglez?

Rashfordi kishte një klauzolë në kontratë që i lejonte të largohej nga “Old Trafford” për 40 milionë funte këtë verë, por ajo skadoi më 15 korrik. Kjo do të thotë se çdo klub i interesuar tani duhet të negociojë drejtpërdrejt me Manchester Unitedin.

Sipas “ESPN”, drejtuesit e United nuk dëshirojnë ta shesin te një rival në Angli.

Në këtë situatë, Fenerbahçe është gati të bëjë një investim rekord për ta sjellë Rashfordin në Stamboll, në një transferim që do të ishte ndër më të mëdhenjtë e kësaj vere.

Sipas “The Sun”, përfaqësuesit e sulmuesit tashmë janë kontaktuar nga Fenerbahçe për një transferim të mundshëm. Raporti shton se trajneri i ri, Ismail Kartal, do të mbështetet fuqishëm në afatin kalimtar për të ndërtuar një skuadër që do të sfidojë Galatasarayn për titull.

Rashford është pjesë e një liste me tre objektiva të klubit turk, ku përfshihen edhe Ismaila Sarr dhe Rafael Leao, ky i fundit raportohet se ka zhvilluar bisedime me Fenerbahçen.

Pas fitores së Barcelonës ndaj Birminghamit fundjavën e kaluar, trajneri Hansi Flick pranoi se do t’i mungojë Rashfordit.

“Nuk e di kurrë se çfarë ndodh me lojtarët që janë në huazim – situata jonë nuk është e lehtë në këtë aspekt. Por më ka pëlqyer shumë të punoj me të. Ai është një futbollist fantastik dhe një njeri i mrekullueshëm. Skuadra do ta ndiejë mungesën e tij, edhe unë do ta ndiej, por kjo është jeta”, tha ai.

“Këtë duhet ta pranojmë. Në fund erdhi Anthony Gordon dhe që nga telefonata e parë që pata me të, ai ishte jashtëzakonisht entuziast për Barcelonën. Jam shumë i lumtur që është pjesë e skuadrës sonë”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement