Përplasen tri vetura në Landovicë, raportohet për një person të lënduar - Gazeta Express
string(70) "perplasen-tri-vetura-ne-landovice-raportohet-per-nje-person-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 13:43

Përplasen tri vetura në Landovicë, raportohet për një person të lënduar

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 13:43

Si pasojë e përplasjes mes tri automjeteve në fshatin Landovicë, në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë, të paktën një person raportohet se ka pësuar lëndime.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se përpos raportimit për një person të lënduar, janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Ndërkohë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me trajtimin e rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement