Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë - Gazeta Express
string(84) "hoti-analizat-e-adn-se-vonohen-minimalisht-gjaste-muaj-dergohen-ne-laborator-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 14:36

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 14:36

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se analizat e ADN-së për trupat që u zbuluan në varret masive, vonohen minimalisht 6 muaj. Kjo pasi sipas tij ato dërgohen në laborator në Hagë të Holandës.

Hoti thotë se ai rezervohet në deklarata për çështje të tilla, pasi ai vet e di se çka ndjejnë dhe çka përjetojnë familjarët e personave të zhdukur.

“Sepse ata nuk e dinë dhe nuk e kanë për obligim me e ditë që veç procedura e krahasimit me ADN i merr minimum 6 muaj, pasi ato barten në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pastaj dërgohen në Hagë”, tha ai për T7.

Advertisement
Advertisement
Advertisement