Bisedimet mes Real Madrid dhe RB Leipzig për transferimin e Yan Diomande kanë ngecur, pasi klubi gjerman ende nuk i është përgjigjur ofertës së fundit të madrilenëve.
Sipas raportimeve, Leipzigu planifikon ta marrë 20-vjeçarin në kampin përgatitor në Austri, megjithëse vetë lojtari shpreson ta shmangë stërvitjen e plotë me ekipin, ndërsa pret zhvillime në negociata.
Diomande mbetet i vendosur për t’u transferuar te Real Madridi dhe vazhdon të besojë se klubet do të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim.