Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Dua Lipën, me fillimin e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.
Kurti ka thënë se, ky festival është shndërruar në një nga ngjarjet kryesore kulturore të vendit.
‘’Festivali Sunny Hill, i organizuar nga DUALIPA, është shndërruar në një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, duke tërhequr vetëm vitin e kaluar më shumë se 100 mijë vizitorë.
Me nisjen e festivalit sot, urojmë që të gjithë të kenë një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar.’’, ka thënë Kurti.
Sunny Hill Festival, organized by @DUALIPA, has become one of Kosova’s key cultural events, attracting more than 100,000 visitors last year alone.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 31, 2026
As the festival begins today, we wish everyone a wonderful and memorable experience. Enjoy the music, the atmosphere, and all that…