Benjamin Mendy shet medaljen e kampionit të botës për 54 mijë euro - Gazeta Express
string(66) "benjamin-mendy-shet-medaljen-e-kampionit-te-botes-per-54-mije-euro"

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 22:01

Benjamin Mendy shet medaljen e kampionit të botës për 54 mijë euro

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 22:01

Mbrojtësi francez Benjamin Mendy ka nxjerrë në ankand medaljen e fituar me Francën në Kupën e Botës 2018, e cila është shitur për 54 mijë euro, raporton “L’Equipe”.

Futbollisti 32-vjeçar, që aktualisht aktivizohet te Pogon Szczecin në Poloni, e vendosi trofeun në shitje gjatë ankandit Global Football Auction Part 2, të organizuar nga kompania amerikane Goldin.

Sipas përshkrimit të ankandit, medalja paraqiste disa dëmtime dhe shenja përdorimi.

Blerësi, përveç medaljes, mori edhe certifikatën zyrtare të fituesit të Kupës së Botës, të nënshkruar nga ish-mbrojtësi i Monacos dhe Manchester Cityt.

Edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë, Mendy u përfshi nga Didier Deschamps në skuadrën e Francës për Botërorin e vitit 2018.

Ai pati një rol dytësor gjatë turneut, pasi Lucas Hernandez ishte titullar në të gjitha ndeshjet e Francës, me përjashtim të një takimi.

Ndeshja e fundit e Mendy me fanellën e Francës ishte në vitin 2019, në një përballje kualifikuese të Kampionatit Evropian ndaj Shqipërisë.

Në vitin 2023, Mendy u shpall i pafajshëm nga drejtësia britanike për dhjetë akuza që përfshinin përdhunim dhe tentativë përdhunimi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement