Bajrami tregon se ishte në mesin e 152 delegatëve që votuan kundër Abdixhikut: 170 të tjerë patën mendim ndryshe, urime LDK! - Gazeta Express
string(121) "bajrami-tregon-se-ishte-ne-mesin-e-152-delegateve-qe-votuan-kunder-abdixhikut-170-te-tjere-paten-mendim-ndryshe-urime-ldk"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 8:48

Bajrami tregon se ishte në mesin e 152 delegatëve që votuan kundër Abdixhikut: 170 të tjerë patën mendim ndryshe, urime LDK!

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 8:48

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar një ditë pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie, ku Lumir Abdixhiku mori sërish mbështetjen e delegatëve për të vazhduar në krye të LDK-së.

Bajrami, e cila ishte pjesë e grupit të delegatëve që votuan kundër vazhdimit të mandatit të Abdixhikut, ka thënë se ajo ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se partisë i nevojitet ndryshimi.

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. “Urime, LDK!”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Reagimi i Bajramit vjen pas Kuvendit të LDK-së, ku Abdixhiku u përball me votëbesimin e delegatëve dhe arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për të vazhduar drejtimin e partisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement