Real Madrid nis bisedimet me Man Cityn për Rodrin - Gazeta Express
string(49) "real-madrid-nis-bisedimet-me-man-cityn-per-rodrin"

Futboll

Gazeta Express

30/07/2026 19:28

Real Madrid nis bisedimet me Man Cityn për Rodrin

Futboll

Gazeta Express

30/07/2026 19:28

Real Madrid ka nisur zyrtarisht bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri.

Sipas raportimeve të Sky Sport Germany, klubi anglez kërkon rreth 75 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit, ndërsa kampionët e Evropës janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Raporti thekson gjithashtu se vetë Rodri është i interesuar të transferohet në Madrid, duke e parë me sy pozitiv mundësinë për t’u bashkuar me Realin.

Bisedimet mes dy klubeve janë ende në fazat e para dhe mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për shumën e transferimit në ditët në vijim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement