Ka përfunduar procesi i votimit, ndërsa brenda pak minutash pritet të bëhet e ditur nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, apo do të shkarkohet.
Sipas informatave, rezultatet pritet të publikohen rreth orës 22:00 sonte.
Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë përfunduar votimin për të vendosur për fatin e Abdixhikut.
Procesi i votimit u zhvillua në kuadër të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pika e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës për shkarkimin e Abdixhikut.