Zemaj: S'do të ndalemi derisa ta kemi LDK'në parti të parë, këso zhvillime s'mund të shihni as në parti të rajonit - Gazeta Express
string(109) "zemaj-sdo-te-ndalemi-derisa-ta-kemi-ldkne-parti-te-pare-keso-zhvillime-smund-te-shihni-as-ne-parti-te-rajonit"

Ballina

Gazeta Express

30/07/2026 17:43

Zemaj: S’do të ndalemi derisa ta kemi LDK’në parti të parë, këso zhvillime s’mund të shihni as në parti të rajonit

Ballina

Gazeta Express

30/07/2026 17:43

Deputeti i zgjedhur i LDK’së ka thënë se sot është në dorën e delegatëve që të vendosin për fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se zhvillime të tilla s’mund të shihen në parti të tjera as në vend e as në rajon.

“Këto ngjarje s’mund t’i shihni as në partitë tjera e as në vendet e rajonit”, ka thënë Zemaj.

I pyetur për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm pak kohë pas rikonfirmimit të Abdixhikut për kryetar, Zemaj ka thënë se prandaj LDK është parti demokratike.

“Për këtë arsye jemi parti demokratike dhe kërkojmë suksese më të mëdha dhe nuk ndalemi deri sa ta kemi LDK’në parti të parë”, ka thënë Zemaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement