Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për Express se sot rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rakosh-Istog.
Ai tha se në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar.
“ Të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai.