Tentuan me dokumente të falsifikuara të bëjnë shitblerje të tokave për shumën prej 1 milion e 500 e 50 mijë euro, tre të arrestuar - Gazeta Express
string(129) "tentuan-me-dokumente-te-falsifikuara-te-bejne-shitblerje-te-tokave-per-shumen-prej-1-milion-e-500-e-50-mije-euro-tre-te-arrestuar"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 19:49

Tentuan me dokumente të falsifikuara të bëjnë shitblerje të tokave për shumën prej 1 milion e 500 e 50 mijë euro, tre të arrestuar

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 19:49

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë kanë arritur të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, çertifikata etj., me ç’rast dyshohet se i kanë përdorur si dokumente të vërteta, njofton policia.

Të dyshuarit me dokumentet e falsifikuara kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, “me qëllim që të përfitojnë shumën prej 1 milion e 500 e 50 mijë euro, ku me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘bashkëkryerja’, ‘ndihma’, ‘mashtrimi’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tre të dyshuarit me 30 korrik 2026, janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement