Aktakuzë ndaj 6 personave, Prokuroria: Kishin plan për vrasje të një personi e sulme me armë zjarri ndaj bizneseve të tij - Gazeta Express
string(119) "aktakuze-ndaj-6-personave-prokuroria-kishin-plan-per-vrasje-te-nje-personi-e-sulme-me-arme-zjarri-ndaj-bizneseve-te-tij"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 16:13

Aktakuzë ndaj 6 personave, Prokuroria: Kishin plan për vrasje të një personi e sulme me armë zjarri ndaj bizneseve të tij

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 16:13

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka dorëzuar një aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve, të cilët dyshohet se kishin qenë duke përgatitur një vrasje të rëndë.

Prokuroria i ngarkoi ata me disa vepra penale, ndërsa tha se si rezultat është parandaluar kjo vrasje e planifikuar.

“Sipas aktakuzës, gjatë periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025, duke vepruar si grup kriminal i organizuar, dyshohen se kanë planifikuar dhe ndërmarrë veprime për kryerjen e vrasjes së rëndë të një personi. Po ashtu, dyshohen se kanë planifikuar sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me të dëmtuarit, me qëllim të shkaktimit të dëmit material, frikësimit të viktimave dhe demonstrimit të fuqisë së grupit kriminal”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër gjashtë të pandehurve: A.H., D.R., D.M., F.Q., Sh.K. dhe R.B., për veprat penale:

“Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”;

“Veprimet përgatitore për vrasjen e rëndë”;

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

“Falsifikimi i dokumenteve” dhe

“Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025, duke vepruar si grup kriminal i organizuar, dyshohen se kanë planifikuar dhe ndërmarrë veprime për kryerjen e vrasjes së rëndë të një personi. Po ashtu, dyshohen se kanë planifikuar sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me të dëmtuarit, me qëllim të shkaktimit të dëmit material, frikësimit të viktimave dhe demonstrimit të fuqisë së grupit kriminal.

Sipas aktakuzës, secili nga të akuzuarit ka pasur role të caktuara në realizimin e planit kriminal, i cili është parandaluar si rezultat i veprimeve hetimore.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement