Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pak para nisjes së Kuvendit të partisë, ku pritet të testohet Lumir Abdixhiku për të parin e partisë, u deklarua për media.
Haziri para mediave tha:
“Përkundër rezultatit të fundit kemi hy në kufi të debatit të brendshëm dhe në kufi të asaj që quhet demokarci e brendshme, që është mocioni e që lidhet me kryetarin e LDK-së”, duke u shprehur se u respektua vendimi i delegatëve.
Lidhur me kërkesën e delegatëve, Haziri tha; “Ne e kemi respektu , do të dialogojmë e debatojmë të gjejmë rrugën më të mirë, që LDK këtë kërkesë është duke e realizu, kalon në kërkesën e dytë lidhur me shtetndërtimin, institucionet, funksionimin e Republikës dhe krejt ajo që lidhet me të ardhmen e Republikës sonë”, tha ai.