Real Madridi po intensifikon përpjekjet për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri nga Manchester City.
24 orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për ecurinë e negociatave, transmeton Gazeta Express.
Sipas raportimeve të José Félix Díaz, bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar, me “Los Blancos” që kanë shtuar ritmin për të siguruar shërbimet e njërit prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Rodri shihet si objektivi kryesor i Real Madridit për të përforcuar mesfushën, ndërsa mbetet të shihet nëse kampionët e Spanjës do të arrijnë një marrëveshje me Manchester Cityn në ditët në vijim.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...