Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A. shpreh shqetësimin e thellë lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur gjatë realizimit të detyrave zyrtare nga punonjësit e saj në terren.
Sipas kompanisë, konsumatori është furnizuar rregullisht me shërbimin e ujësjellësit, por nuk i ka përmbushur obligimet financiare ndaj Kompanisë.
“Pavarësisht njoftimeve dhe paralajmërimeve të vazhdueshme, si dhe mundësisë së ofruar për pagesën apo arritjen e një marrëveshjeje për shlyerjen e borxhit, obligimet nuk janë përmbushur”, vijon reagimi.
“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve për çkyçjen nga rrjeti, punonjësit tanë janë përballur me sjellje të dhunshme, ku, sipas informacioneve të deritanishme, ndaj tyre është përdorur armë zjarri”.
Fatmirësisht, incidenti ka përfunduar pa pasoja në njerëz.
Tutje në reagim thuhet:
KRU “Mitrovica” Sh.A. dënon fuqishëm çdo formë të dhunës, kërcënimit dhe pengimit të punonjësve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare. Punonjësit tanë veprojnë në zbatim të përgjegjësive të tyre dhe meritojnë siguri dhe mbrojtje të plotë gjatë punës.
I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera kompetente që rastin ta trajtojnë me seriozitetin më të lartë, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe të sigurojnë përgjegjësinë e plotë të personave të përfshirë.
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që obligimet ndaj Kompanisë t’i përmbushin me kohë dhe çdo çështje lidhur me borxhet, pagesat apo shërbimet ta adresojnë përmes rrugëve institucionale dhe ligjore.
Dhuna ndaj punonjësve që kryejnë detyrën e tyre nuk mund dhe nuk do të tolerohet.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...