Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për krime lufte kundër civilëve - Gazeta Express
string(89) "gjykata-ua-cakton-nga-nje-muaj-paraburgim-dy-te-dyshuarve-per-krime-lufte-kunder-civileve"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 17:03

Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për krime lufte kundër civilëve

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 17:03

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale ‘’krime lufte kundër popullsisë civile’’.

Në njoftimin e gjykatës, bëhet e ditur se kësisoj është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për paraburgim prej një muaji.

‘’ Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve M.J. dhe M.B. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 29 Korrik 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.J. dhe M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish Ligjit Penal të ish RSFJ-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N. duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale.

Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja mas, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement