Kongresisti republikan, Joe Wilson, thotë se Serbia duhet të ndalojë blerjen e energjisë ruse dhe të distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani nëse dëshiron të integrohet plotësisht në institucionet perëndimore.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Wilson thotë se negociatat për uljen e varësisë së Serbisë nga nafta ruse “nuk janë të mjaftueshme”, duke vlerësuar se Beogradi mund të veprojë në mënyrë të njëanshme. Wilson është sponsor i një rezolute në Kongres, me të cilën propozohet që sesioni vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027 të mbahet në SHBA, në vend në Serbi.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...