Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të merkure në fshatin Domen të Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar një bilanc tragjik.
Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.
Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...