Dumfries flet për eksperiencën e re te Reali dhe për trajnerin Mourinho - Gazeta Express
string(71) "dumfries-flet-per-eksperiencen-e-re-te-reali-dhe-per-trajnerin-mourinho"

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 15:22

Dumfries flet për eksperiencën e re te Reali dhe për trajnerin Mourinho

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 15:22

Denzel Dumfries ka mbërri përfundimisht në Real Madrid.

Mbrojtësi i djathtë holandez e ka kaluar ditën e parë të stërvitjeve me shokët e rinj nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili do të jetë trajner i tij në tre sezonet e ardhshëm.

Ish-futbollisti i Interit ka zbuluar se është pritur shumë mirë në ambientin madrilen gjatë kontakteve dhe vlerësimeve të bëra, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

“Jam ndier shumë mirë i mirëpritur. Disa lojtarë nuk kanë ardhur ende sepse janë në pushime pas Botërorit, por ata që ishin këtu më kanë pritur krahëhapur: stafi teknik, trajneri… Real Madridi është një klub i madh dhe është normale që emri i tij të përmendet gjithmonë kur flitet për lojtarë të nivelit të lartë”, ka thënë Dumfries.

“Pas stërvitjes së parë po ndihem mjaft mirë. Pas pushimeve, jam i lumtur që fillova. Është një nder të jesh këtu. Struktura e stadiumit është e jashtëzakonshme. Po më ndihmojnë që ta di se ku gjenden gjërat. Jam mjaft krenar që jam këtu, që jam pjesë e këtij klubi. Fillimi shkoi shumë mirë”, vazhdoi ai.

Futbollisti i palodhshëm e i pandalshëm e ka dhënë vlerësimin e tij edhe për trajnerin e ri që do ta ketë në Madrid.

“Mourinho është një trajner i madh, me një karrierë të jashtëzakonshme. Ai ka fituar shumë dhe i ka treguar vlerat e tij në klubet më të mëdha. E kemi një ekip dhe një trajner të madh. Është fantastike të punoj dhe të mësoj nga ta”, përfundoi Dumfries. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement