Müller vendos rekord të ri në MLS, shkëlqen në All-Star Skills Challenge - Gazeta Express
string(71) "muller-vendos-rekord-te-ri-ne-mls-shkelqen-ne-all-star-skills-challenge"

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 9:22

Müller vendos rekord të ri në MLS, shkëlqen në All-Star Skills Challenge

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 9:22

Thomas Müller vazhdon ta tregojë klasin e tij edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ylli gjerman e vendosi një rekord të ri në MLS gjatë All-Star Skills Challenge, duke triumfuar në sfidën e goditjeve dhe duke i lënë pas rivalët e tij, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”.

Futbollisti i Vancouver Whitecaps dha një paraqitje mbresëlënëse, duke i grumbulluar pikët më të larta të regjistruara ndonjëherë në këtë disiplinë të garës, duke u kurorëzuar kështu fitues dhe duke e vendosur një standard të ri për kompeticionin.

Ai i mori 79 pikë duke e kaluar rekordin paraprak që mbahej nga Evander me 72 pikë.

Müller, i cili iu bashkua Vancouver Whitecaps pas largimit nga Bayern Munich, po vazhdon të jetë një nga figurat më të spikatura të MLS-së, duke e kombinuar eksperiencën e tij me paraqitje të nivelit të lartë si në ndeshje, ashtu edhe në aktivitetet All-Star. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement