Kampionia e Kosovës, Drita ka kaluar në fazën e tretë të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Dritës e mposhti Florianan e Maltës, me rezultat të përgjithshëm prej 3-2, pas vazhdimeve.
Drita sonte ishte në disavantazh 0-1, pasi pësoi gol në minutën e 40-të.
Drita ishte buzë eliminimit deri në minutën e 88-të, kur gjeti golin e barazimit.
Jorgo Pëllumbi shënoi për 1-1, pas asistimit nga Raddy Ovouka.
Në vazhdime, Drita shënoi menjëherë për 2-1, me Arb Manaj që shënoi golin e epërsisë.
Me këtë fitore, Drita kalon në fazën e tretë te Ligës së Konferencës, ku do të luajë ndaj Tre Fiorit./GazetaExpress/
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...