Kampionia e Kosovës, Drita do të luajë sonte ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Skuadra e Dritës do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, për t’u përballur me kampionen e Maltës, Florianan.
Ndeshja e parë, e luajtur në Maltë, përfundoi 1-1.
Drita kishte dalë e para në epërsi, por që rezultati ishte barazuar nga vendasit. Dy golat ishin shënuar në minutat shtesë të përballjes.
Për sonte, me ndeshjen që fillon nga ora 20:00, trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur për 11-shen zyrtare.
Në portë si gjithnjë është Faton Maloku, teksa ka bërë ndryshime në pjesët tjera të formacionit.
Blerton Sheji e nis në vend të Raddy Ovoukës, teksa Hajdin Salihu fillon në vend të Altin Bytyçit.
FORMACIONI I PLOTË:
DRITA: Maloku; Bes. Krasniqi, Salihu, Pëllumbi, Sheji; Dabiqaj, Limaj; Abazaj; Jashari, Balaj; Bl. Krasniqi./GazetaExpress/
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...